Majlinda e Distria e përjetuan me emocion triumfin për në finale të Nora Gjakovës

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi i janë gëzuar shumë kalimit të Nora Gjakovës në finale.

Xhudistja jonë e mposhti në gjysmëfinale xhudistin nga Japonia, Tsukasa Yoshidan përmes ‘Golden Sccore’.

Fillimisht, xhudistja jonë ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Në përballjen me japonezen, Gjakova fitoi përmes “Golden Score”, duke kaluar kështu në finale, aty ku shpreson të fitojë medaljen e artë.

Majlinda dhe Dsitria e përjetuan me emocion këtë triumf, duke e duartrokitur Norën për kalimin në finale.

Pas pak çasteve, Nora do të përballet me xhudistin nga Franca, Sarah Leoine Cysique për medaljen e artë.

Të ngjashme