Malcolm Armstead më në fund është i Kosovës

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Plejmejkeri amerikan, Malcolm Armstead, mbante veshur fanellën e Kosovës në stërvitjen e mbrëmjes të së martës.

E peshën e kësaj fanelle do ta ndiejë më së miri të dielën, kur pritet të debutojë me Kosovën në ndeshjen parakualifikuese për “Eurobasket 2021”, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është amerikani i katërt i natyralizuar, por pret që të jetë më i suksesshmi. Para tij ishin edhe Justin Doellman, Scott Bamforth dhe Shawn Jones.

29-vjeçari të martën i është bashkuar pjesës tjetër të përfaqësueses që po përgatitet në Prishtinë dhe ka zhvilluar dy stërvitje, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Ai ishte planifikuar t’i bashkohej Kosovës para ndeshjes së parë me Rumaninë vitin e shkuar, por për shkak të lëndimit dështoi ta bëjë këtë. E pikërisht kundër Rumanisë do të ketë rastin e ri.

Kosova do të presë Rumaninë të dielën në Prishtinë në ndeshjen e fundit të fazës së dytë parakualifikuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme