Maloku mbyll edicionin para kohës

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Faton Maloku, e ka mbyllur edicionin për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen përgatitore që Kukësi e luajti në Turqi me Bashakshehirin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet e Shqipërisë.

Ai ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe duhet t’i nënshtrohet operimit e më pas të pauzojë rreth gjashtë muaj.

Portieri 27-vjeçar, te skuadra e Kukësit është transferuar përpara fillimit të këtij edicioni nga Feronikeli.

Në Kosovë ka luajtur edhe për Gjilanin, kurse këtë edicion te Kukësi ka regjistruar katër paraqitje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme