Man City i prezanton ofertën Haalandit – 30 milionë euro për sezon, për pesë vite

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Erling Haaland mund të fitojë një mal me para nëse i bashkohet skuadrës së Manchester City.

‘Citizens’ duan shërbimet e yllit norvegjez të Borussia Dortmund dhe tashmë shihen si favoritët për nënshkrimin e tij.

Raportime nga Gianluca Di Marzio bëjnë të ditur se Manchester City tashmë ka prezantuar ofertën zyrtare te përfaqësuesit ligjorë të Haaland, përcjell lajmi.net.

Bëhet e ditur se ‘Citizens’ janë gati t’i japin lojtarit një pagë prej 30 milionë eurove për sezon, për pesë vite.

Oferta po ashtu përfshinë edhe çmimin për klauzolën liruese të lojtarit, që shkon në 75 milionë eurove.

Po ashtu, City duhet të paguajnë edhe 70 milionë euro për agjentin.

Gjasat janë të mëdha që Manchester City të ketë fituar garën me Real Madrid e Barcelona, për kartonin e Haaland.

Të ngjashme