Man Unitedi ka nevojë për tre lojtarë të mëdhenj

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Allan Shearer insiston se “Djajtë e Kuq” duhet t’i transferojnë Jadon Sanchon, Harry Kanen dhe Jack Grealishin

Manchester United ka nevojë për tri përforcime të mëdha gjatë verës që vjen.

Legjenda angleze, Alan Shearer insiston se “Djajtë e Kuq” duhet t’i transferojnë Jadon Sanchon, Harry Kanen e Jack Grealishin.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas ish-futbollistit të Newcastlet, United mund të fillojë të luftojë për trofe.

Që nga largimi i Sir Alex Fergusonit në vitin 2013, gjiganti britanik nuk ka arritur ta fitojë trofe të rëndësishëm.

United lidhet me transferimin e mundshëm të këtyre tre yjeve në afatin kalimtar të verës.

Për t’i transferuar ata, klubi nga “Old Trafford” duhet t’i shpenzojë mbi 200 milionë euro. 

Të ngjashme