Manchester United heq dorë nga Gareth Bale

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Skuadrës Manchester United i është shuar interesimi për ta përvetësuar sulmuesin Gareth Bale.

E ardhmja e futbollistit 29 vjeçar në Real Madrid ka qenë e diskutueshme, dhe kjo gjë ka kapur vëmendjen e klubit anglez, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo është çmimi i lartë i sulmuesit Bale, ai që ka shuar shpresat e Djajve të Kuq për një nënshkrim të kontratës.

Tani në radarin e skuadrës angleze ndodhen futbollistët Jadon Sancho dhe Callum Hudson-Odoi.

Të ngjashme