Manchester Unitedi i gatshëm t’ia rrëmbejë Juventusit marrëveshjen për Ronaldon

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 08:36 | Nga

Manchester United është futur në garë për ta kthyer në klub portugezin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, i cili është shumë pranë kalimin në Juventus.

The Sun raporton se zëvendës-kryetari ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, është duke analizuar se çfarë i duhet të bëjë ta mposhtë Juventusin në garë për Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.

Që një kohë të gjatë flitet se “Djajtë e kuq” duan të ribashkohen me yllin portugez dhe besojnë se kalimin i tij në Juventus nuk është punë e kryer, edhe pse thuhet se Ronaldo ka arritur marrëveshje me kampionin e Serie A.

Derisa klubi vazhdon të interesohet për Gareth Bale dhe Willian, drejtuesit e saj më parë e kanë pranuar se nuk do të jenë në gjendje ta transferojnë uellsianin dhe se nuk janë të përgatitur për ta plotësuar kërkesën e lartë të Chelseat prej 105 milionë euro për brazilianin.

Unitedi shpreson ta shfrytëzojë lidhjen e ngushtë me Jose Mendesin, agjentin e Ronaldos dhe Mourinhos, për ta finalizuar marrëveshjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme