“Manchester Unitedi klub më i mirë se Real Madridi”

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 12:22 | Nga

Cristiano Ronaldo e konsideron Manchester Unitedin si një klub më të mirë se Real Madridin.

Dhe këtë e thotë gazetari i njohur që ka punuar në shumë mediume të mëdha, Graham Hunter.

Ronaldo u ka dhënë shpresë tifozëve të United në ditët e fundit më kërkesën e tij për largim nga klubi aktual.

Sipas Hunter, Ronaldo u ka treguar kolegëve të tij të mëparshëm te United se asgjë nuk krahasohet me mënyrën se si drejtohen gjigantët e Ligës Premier.

“Gjëja e parë që duhet të thuhet është, shumë kohë para kërkesës tatimore ose akuzës tatimore, 14.7 milionë euro (12.9 milionë funte), Ronaldo i ka bërë të qartë ish-shokëve të ekipit në United, se asgjë në Real Madrid – në aspektin e klubit, infrastrukturës, mbrojtjes për yjet dhe sjellja e klubit, nuk është e strukturuar dhe asgjë nuk krahasohet me kohën e tij kur ishte në Manchester United”.

“Dhe ai ende ankohet”, ka thënë Hunter për situatën e Ronaldos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme