Maradona: Te Argjentina do të kthehesha falas

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 12:17 | Nga

Dështimi i fundit i Argjentinës në Botëror ka bërë që të lindin shumë debate mbi të ardhmen e kombëtares “albiceleste”.

Për t’i shtuar benzinë zjarrit ka menduar Diego Armando Maradona me deklaratat e tij të fundit.

“Ndërtuam me shumë mundim diçka të mirë, por e shkatërruam me shumë lehtësi. Nëse më kërkojnë, unë kthehem si trajner i Argjentinës dhe kthehem falas. Nuk do të kërkoja asgjë”, tha legjenda e futbollit argjentinas në një emision televiziv.

Maradona ka qenë trajner i Argjentinës nga nëntori i vitit 2008 deri në korrik të vitit 2010.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme