“Marigona” e Kosovës qep fanella speciale për ndeshjen kundër Anglisë

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Fansat e Kombëtares së Kosovës kanë çdo arsye të jenë të ngazëllyer para ndeshjeve të nëntorit.

Fillimisht, e kemi për kundërshtar Çekinë më 14 nëntor, para se tri ditë më vonë të zhvillojnë ndeshje kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”.

Kur bëhet fjalë për “Tre Luanët”, epo… është përgatitur prapë një numër i veçantë i fanellave për ndeshjen jetike.

Kjo pasi kompania që e luan rolin e Marigonës legjendare te “Dardanët” në qepjen e fanellave, “Fourteen” do të prodhojë një numër të ri, “special edition”, vetëm për këtë përballje.

Nëse janë qoftë edhe për së afërmi aq të mira sa ishin në ndeshjen e parë kundër Anglisë, atëherë e drejtë të themi se është lajm fantastik./Periskopi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme