Milito: Icardi vlen sa Higuain, meriton ftesë nga Argjentina

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 08:47 | Nga

‘La Gazzetta dello Sport’ e hapi faqen e parë me titullin ‘Icardi vlen sa Higuain’, e cila është një pjesë nga intervista e Diego Militos.

‘Il Principe’, ka folur pas ‘Derbit të Italisë’, por ai është ndalur shumë të flet edhe për Mauro Icardin, duke thënë se ai meriton të thirret nga përfaqësuesja e Argjentinës.

“Icardi është i vlefshëm, edhe pse Gonzalo ka më shumë eksperiencë, pasi ka luajtur edhe në nivel si atë të Realit. Për titullin e golashënuesit më të mirë në ligë unë shoh një luftë në mes të tyre”.

“Problemi te Argjentina për Mauron është konkurrenca e madhe, por mendoj se tani më të vërtetë meriton ftesën”.

“Në fund besoj se solla fat. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen. Përgjithmonë forca Inter”, ka thënë Milito.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme