Mourinho ndihet i poshtëruar nga Conte

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 19:33 | Nga

Jose Mourinhos nuk i kanë pëlqyer veprimet e Antonio Contes në fund të ndeshjes.

Derisa po luheshin minutat e fundit e ndeshjes Chelsea – Manchester United, dhe vendasit po fitonin 4:0, Antonio Conte me duar provonte të elektrizonte atmosferën në ‘Stamford Bridge’.

Ky veprim i italianit, nuk i ka pëlqyer aspak Jose Mourinhos, që në karrierën e tij nuk është mësuar të pësoi humbje të thella.

“Bëje atë kur rezultati është 1:0, jo 4:0. Është një poshtërim”, i tha Mourinho në vesh Contes, shkruan Marca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme