Mulaomeroviq i lumtur me përvojën dhe sukseset në Kosovë

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Damir Mulaomeroviq e ka vlerësuar me notë maksimale përvojën te Z Mobile Prishtina dhe te përfaqësuesja e Kosovës.

Mulaomeroviq, dikur lojtar i njohur evropian, është trajner i Prishtinës dhe i Kosovës.

Ai ka udhëhequr Prishtinën drejt titullit dhe Kupës së Kosovës e po ashtu në fushatën më të suksesshme evropiane.

Mulaomeroviq po mendon të vazhdojë punën te Prishtina, që do të ishte rast i rrallë që një trajner i huaj të punojë më shumë se një edicion te një skuadër kosovare, shkruan Koha Ditore.

Prishtina të premten fitoi titullin e kampionit, duke mposhtur Rahovecin në serinë finale të plejofit me rezultatin 3:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme