Nadal do të luajë në tri kategori në Rio 2016

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 00:13 | Nga

Pavarësisht se nuk është në formën e tij më të mirë fizike, Rafael Nadal, 30 vjeç, do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio 2016, ku do të luftojë në të tri kategoritë: teke, dyshe (me Marco Lopez) dhe dyshe mikse (me Garbiñe Muguruza).

Kjo është konfirmuar nga një foto e postuar nga skuadra ne Twitter.

Nadal nuk mori pjesë në Olimpiadën e Londrës në 2012 për arsye dëmtimi, duke mos mundur që të jetë mbajtësi i flamurit të ekipit olimpik.

Në Rio 2016, ashtu siç është bërë e ditur, pas zgjedhjes unanime, ai do të mbajë flamurin e ekipit olimpik si legjenda e sportit spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme