Napoli gjen zëvendësuesin e Hysajt

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 09:07 | Nga

Napoli mendon për të ardhmen duke sqaruar disa situata të rëndësishme.

Elseid Hysaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi pas ndryshimit në stafin teknik ku Maurizio Sarri u largua nga posti i trajnerit duke u zëvendësuar nga Carlo Ancelotti.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” raporton se në rast të largimit të yllit shqiptar, Napoli do ta kërkojë transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Achraf Hakimi, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të largohet nga Santiago Bernabeu ku ka bërë 17 paraqitje në edicionin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme