Ndryshon vendi për zhvillimin e ndeshjes Atletico Madrid-Chelsea

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e parë e Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Chelset nuk do të zhvillohet në Estadio Wanda Metropolitano. Në vend të kësaj, ajo do të zhvillohet në Bukuresht, Rumani.

Kjo për shkak se skuadra dhe stafi i Chelseat nuk janë në gjendje të fluturojnë për në Madrid si rezultat i kufizimeve të coronavirusit midis Britanisë së Madhe dhe Spanjës.

Me këtë në mendje, u kërkua një vend alternativ ku të dy ekipet do të ishin në gjendje të udhëtonin dhe të ktheheshin pa probleme.

Arena Kombëtare në Bukuresht, ku Atletico fitoi finalen e Ligës së Evropës më 2012, është zgjedhur për ndeshjen që do të zhvillohet në 23 shkurt.

“UEFA është në gjendje të konfirmojë zyrtarisht se ndeshja e parë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve midis Atletico Madridit dhe Chelseat tani do të luhet në Arenën Kombëtare në Bukuresht”, thuhet fillimisht në deklaratën e UEFA-s.

“Data e ndeshjes (23 shkurt 2021) dhe koha e fillimit (21:00) do të mbetet e njëjtë”.

“UEFA do të dëshironte të shprehte mirënjohjen e saj për Atletico Madridin dhe Chelsean për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë, si dhe federatën Rumune të futbollit për ndihmën e tyre dhe duke rënë dakord për të organizuar ndeshjen”, mbyllet njoftimi.

Ndryshimet e tjera të bëra më herët ishin ato për ndeshjet Borussia Monchengladbach-Manchester City dhe RB Leipzig-Liverpool që do të zhvillohen të dyja në Budapest.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme