Në “Minatori” luhet ndeshja që dikur njihej si superderbi

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Derisa te Z Mobile Prishtina ende po merren me suksesin në FIBA Europe Cup, te Trepça kanë në mendje diçka tjetër – si t’i kundërvihen me sukses skuadrës së kaltër.

Trepça e Prishtina vazhdimisht kanë pasur rivalitet të madh, por në dy vjetët e fundit dallimi në cilësi ishte i madh dhe ndeshjet nuk e përmbanin “dramën” e zakonshme. Edhe tani dallimi në cilësi vlerësohet i madh, por “xehetarët” janë të përkushtuar të japin maksimumin për paraqitje sa më të mirë.

Trepça e pret Prishtinën të shtunën (sot) në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja luhet prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, që sidomos në takimet ndaj Prishtinës ishte e stërmbushur në të kaluarën.

Te Trepça presin numër të madh shikuesish edhe të shtunën mbrëma, ndërsa e pranojnë forcën e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme