Në nëntor vëllazërorja Kosovë – Shqipëri

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Në muajin nëntor pritet të zhvillohet një ndeshje vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Klankosova.tv mëson se federatat e dyja vendeve janë duke punuar për zyrtarizimin e kësaj ndeshje.

Data e mundshme për zhvillimin e kësaj loje është 19 nëntori.

Loja pritet të luhet në Gjermani, në qytetin e Frankfurtit.

Deri më tani Kosova dhe Shqipëria, i kanë zhvilluar tri miqësore, nga një fitore i kanë dyja kombëtaret kurse njëra ka përfunduar me barazim, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme