Neymar në Paris, merr dhuratën e parë

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 08:43 | Nga

Tashmë gjithçka ka marrë fund, Neymar do jetë lojtari i PSG-së dhe vendos një rekord absolut në historinë e transferimeve futbollistike. Plot 222 milionë euro do paguajnë francezët që nuk iu ka plasur fare as për kritikat e UEFA-s pë shkelje të rregullores së Fair Playt financiar. Por edhe pse nuk i dëgjojnë paralajmërimet e UEFA-s, francezët do të detyrohen të shesin disa lojtarë që ta rregullojn fair play-n përndryshe rrezikojnë kupat e Europës.

Një ndër lojtarët që pritet të largohet është edhe Pastore i cili ka qënë i pari nga futbollistët e Parisit që ka mirëpritur Neymarin, i cili pritet të mbërrijë brenda së enjtjes në Paris.

Madje argjentinasi i ofron numrin 10 brazilianit si shenjë mikpritjeje: “Neymar është lojtari që na duhet për të fituar Ligën e Kampionëve, ndaj duam ta bëjmë të ndihet si në shtëpi. I jap numrin 10, është një gjest i vogël mirëseardhjeje”.

Ndërsa në Francë qarkullon lajmi se Pastore ka marrë si premtim qëndrimin në Paris, nëse e lëshon numrin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme