Neymar s’i miraton kritikat e Pele-së

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti brazilian, Neymar, i është përgjigjur Pele-së për kritikat që ky i fundit i kishte dërguar në adresë të yllit të Paris Saint-Germain, duke thënë se nuk i miraton ato.

Pele kishte thënë se është vështirë të mbrohet Neymar për të gjitha gjërat që i bën përpos futbollit, duke e komplikuar talentin që ia ka falë Zoti.

“Kritikat e Pele-së? M’u dukën interesante” ka thënë Neymar për Canal.

“Posa nuk fitoni, vijnë kritikat. Kurrë nuk kam qenë duke aktruar në Kupën e Botës, thjesht jam fauluar”.

“Sot njerëzit flasin shumë sepse është Neymar-i dhe gjithçka amplifikohet. I respektoj kritikat e Pele-së por nuk i miratoj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme