“Një nga portierët më të mirë në botë erdhi te Real Madridi”

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 15:49 | Nga

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është shprehur i lumtur për transferimin e Thibaut Courotis nga Chelsea.

Thibaut Courtois i dha fund qëndrimit te Chelsea, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Në prezantimin para medieve, Perez ka thënë se Real Madrid ka transferuar një nga portierët më të mirë në botë.

“Një nga portierët më të mirë në botë vjen te Real Madridi, nëse jo më i miri”, ka deklaruar Perez.

“Real Madrid është i lumtur që një lojtar i moshës 26 vjeçare vjen në Madrid, por me shumë përvojë në futbollin evropian”.

Të ngjashme