Normat olimpike, dallimi i madh mes Lojërave Verore dhe Dimërore

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 09:26 | Nga

Kosova ka pasur tetë sportistë në pesë sporte të ndryshme në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”.

Vetëm dy prej tyre ishin me normë të fituar. Ishin xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova që udhëtuan për në Rio të Brazilit falë normës që e siguruan vetë, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjashtë të tjerët në ngjarjen më të madhe sportive morën pjesë falë ftesave.

Natyrisht, dallimi i pjesëmarrjes me normë dhe pjesëmarrjes me ftesë është shumë i madh. Ndër të tjera edhe në rezultat. Prej atyre që morën pjesë me normë pritej sukses, dhe ai erdhi. Majlinda fitoi medaljen e artë olimpike, ndërsa Nora shënoi një fitore dhe u ndal në luftën e dytë. Pati telashe me lëndim.

Prej atyre që morën pjesë me ftesë nuk pritej ndonjë rezultat dhe ashtu edhe ndodhi. Atletët Musa Hajdari e Vijona Kryeziu nuk avancuan nga raundi i parë, çiklisti Qëndrim Guri nuk përfundoi garën, shenjëtarja Urata Rama ishte në fund, njëjtë si notarët Lum Zhaveli e Rita Zeqiri.

Trajneri i xhudisteve, Driton Kuka vlerësonte se forca e një shteti në sport mund të matet fare lehtë me numrin e normave të siguruara. Por normat e siguruara nuk janë njësi matëse për sportin edhe sa u takon sporteve dimërore. Sigurimi i normave për Lojërat Olimpike Dimërore po del të jetë shumë më i lehtë se për Lojërat Olimpike Verore, thotë Kuka…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme