Organizimi i ndeshjes Maqedoni-Kosovë jashtë Shkupit do të ishte politik

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Kosova do ta luajë në marsin e vitit 2020 ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Ligës D të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë, gjithnjë nëse këto skuadra nuk sigurojnë Evropianin 2020 përmes kualifikimeve të rregullta që nisin në pranverën e ardhshme, gjë që vlerësohet e vështirë.

Por qysh tash – një vit e gjysmë më herët, Maqedonia ka nisur ta shohë me rrezik ndeshjen kundër Kosovës. Dhe gjasat janë të mëdha që Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ndeshjen kundër Kosovës ta organizojë në ndonjë qytet tjetër me përbërje në shumicë maqedonase, e jo në Shkup.

Arsye për këtë lëvizje, që në Kosovë e më herët edhe në Shqipëri, është quajtur “nacionaliste”, është numri i madh i shqiptarëve që mund të mbledhë stadiumi në Shkup.

Stadiumi në këtë qytet me shumë shqiptarë, është edhe i madh e është edhe afër Kosovës, andaj Maqedonia e sheh me rrezik se tribunat mund të mbushen me shqiptarë.

Për këtë mediat në Maqedoni kanë shkruar të mërkurën se Federata e Futbollit e Maqedonisë mund të vendosë që ndeshjen e plejofit ta luajë në ndonjë qytet tjetër, si për shembull në Strumicë, ku kishte organizuar për arsye të njëjta ndeshjen me Shqipërinë pak kohë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme