Pas infektimit me Covid-19, ish-futbollisti i njohur dërgohet me urgjencë në spital

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti italian, Antonio Cassano, i infektuar me COVID-19 ditë më parë, është dërguar me urgjencë në një spital në Xhenoa pas komplikimeve.

Familja e ish-futbollistit konfirmoi poashtu se ai nuk kishte marrë vaksinë.

Cassano që ka luajtur për Sampdorian dhe Real Madridit, ishte i izoluar së fundmi pasi kishte rezultuar pozitiv me virusin korona.

Por, në natën e Vitit të Ri, gjendja e italianit u vështirësua shumë, kështu që ai duhej të shkonte në spital.

Cassano, ndryshe, ka luajtur edhe te Roma, Milan, Inter dhe Parma.

Të ngjashme