Pas ndeshjes fantastike me Kosovën: Muriqi në ballinat e para të mediumeve turke, italiane, spanjolle

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, mbrëmë kundër Irlandës Veriore pati paraqitje të mrekullueshme, duke qenë edhe një ndër lojtarët kryesor që në fund ‘Dardanët’ shënuan fitore me rezultat 3-2. Për këtë paraqitje disa mediume turke, spanjolle dhe italiane e kanë vendosur në ballinën e tyre fotografinë e Muriqit, transmeton Gazeta Metro.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mbrëmë Kosova shënoi fitore shumë të rëndësishme kundër Irlandës Veriore. Golat për vendasit i realizuan Vedat Muriqi nga penalltia në minutën e 9’të, Zymer Bytyqi në minutën e 20’të dhe përsëri ‘Pirati’ i Mallorcas në minutën e 52’të.

Së pari të fillojmë me mediumin e famshëm Goal.com (Italia), e cila në titullin e saj në reportazhin e ndeshjes Kosovë-Irlandë Veriore ka vendosur fotografinë e Vedat Muriqit, me titullin: ‘Muriqi vazhdon të ëndërrojë dhe të buzëqeshë: Dy gola për Kosovën dhe e ardhmja mes Lazios dhe Mallorcas’.

Edhe mediumi turk Timebalkan.com gjithashtu i dha të gjitha meritat e triumfit të Kosovës 28-vjeçarit, pasi që në titullin e saj shkruhej: ‘Vedat Muriqi i solli fitoren Kosovës’.

Vlen të theksohet se edhe disa mediume të tjera turke i kishin dhënë të gjitha meritat ish-sulmuesit të Fenerbahces, ndërsa ka ende tifozë turk të cilët shpresojnë se ta shohin përsëri në kampionatin e Turqisë.

Ndërsa nuk kishte si të mungonte edhe mediumi spanjoll Teknomers.com, ku në titullin e saj shkruhej: ‘Rezultati i ndeshjes Kosovë – Irlandës Veriore: 3-2 (shih përmbledhjen e ndeshjes) Vedat Muriqi ka shënuar fitore’. Ndërsa, po ashtu si dy mediumet e tjera edhe kjo vendosi fotografinë e ish-sulmuesit të Lazios në ballinën e saj.

Realizatori i dy golave mbrëmë për ‘Dardanët’ që nga transferimi i tij në Spanjë gjatë afatit kalimtar të janarit, më saktësisht te Mallorca, ka treguar paraqitje të mrekullueshme, duke qenë edhe një ndër lojtarët më meritor që Mallorca është ende në La Liga.

Ai në 16 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll sezonin e kaluar kishte realizuar pesë (5) gola, kurse kishte regjistruar edhe tre asistime.

Të ngjashme