Pos Chelseat, pas Zenelit edhe francezët

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Për përfaqësuesin e Kosovës, Arbër Zeneli, ka shprehur interesim edhe skuadra elitare e Francës, Stade de Reims, kanë njoftuar mediumet në Holandë.

Ditë më parë u raportua se për Zenelin interesim ka shprehur edhe gjiganti evropian, Chelsea.

Skuadra franceze është në kërkim të një golashënuesi, pasi në 21 ndeshje ka shënuar vetëm 17 gola. Por, për sulmuesin 23-vjeçar interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera më të mëdha evropiane.

Për Heerenveenin, Zeneli në kampionatin holandez ka shënuar tre gola dhe ka kontribuuar me 11 asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme