Premier League vazhdon magjinë e saj edhe sot, Jose Mourinho kundër Carlo Ancelottit

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Premier League e vazhdon aktivitetin e saj sot.

Në program janë dy super ndeshje të ditës së sotme, në veçanti ndeshja e orës 17:30 në mes Tottenham dhe Everton.

Të dy skuadrat kanë bërë disa përforcime gjatë këtij afati kalimtar, por Everton ka bërë goditje të mëdha në treg. James Rodriguez dhe Rodrigo Allan janë dy transferimet e mëdha te skuadra e Carlo Anchelottit.

Jose Mourinho do të tentojë që ta ketë një sezon të mbarë nga sot me një fitore të mundshme me skuadrën e tij.

Në ora 15:30, Leicester City e fillon sezonin në një transfertë në West Brom, atje ku pritet poashtu një ndeshje e rivalizuar dei në minutat e fundit.

Të ngjashme