“Premier League, vendi ideal për Ronaldon”

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 15:40 | Nga

Kërcënimi i dyshuar i Cristiano Ronaldos se është duke e lënë Real Madridin pas problemeve me autoritetet tatimore në Spanjë ka krijuar reagime të shumta.

Prononcimi i fundit ka ardhur nga mesfushori portugez Raul Meireles, i cili aktualisht është pa klub, pas përfundimit të kontratës me Fenerbahçe.

Ai ka nënvizuar për “Sky Sports” se Prermier League është kampionati ideal për Cristiano Ronaldon.

“Sigurisht, ai kishte një periudhë shumë të suksesshme në Premier League, kështu që mendoj se, nëse e lë Real Madridin, Anglia është vendi më i mirë për të. Ka luajtur për Manchester United, ndaj ai mund të kthehet atje. Por mund të luajë edhe te Chelsea. Nuk e di se ku konkretisht, por Ronaldo mund të luajë me ‘bigët’ e Premier Leagues dhe të ketë sukses”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme