Prishtina-Connah’s Quay Nomads, formacionet zyrtare

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Në raundin e dytë kualifikues të Europa Conference League, kampionia e Kosovës, Prishtina do të përballet me ekipin nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.

“Plisat” u mposhtën në raundin e parë kualifikues të Champions Leagues nga Ferencvaros dhe tani do të garojnë në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Në këtë raund, ata do të përballen me klubin uellsian, Connah’s Quay Nomads. Ata u eliminuan në raundin e parë të Champions Leagues nga Alashkert.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet startuese për këtë ndeshje.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të luhet pas nëntë ditëve në Uells.

Të ngjashme