Prishtina dhe Rahoveci aplikojnë në Basketball Champions League

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës në basketboll, Prishtina dhe nënkampioni Rahoveci edhe zyrtarisht kanë aplikuar për të garuar në Basketball Champions League.  

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë përgjigje nga zyrtarët e Basketball Champions League se bordi i kësaj lige do të vendosë për listën përfundimtare të ekipeve që do të paraqiten deri në fund të javës së ardhshme. 

Prishtina në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, DonarGroninen, kurse për Rahovecin nëse konfirmohet pjesëmarrja do të jetë hera e parë.

‘Vreshtarët’ edicionin e kaluar ishin nënkampionë të Kosovës dhe finalistë të Kupës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme