Prishtina kërkon ta mbyllë vitin e suksesshëm me fitore

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Në ndeshjen e fundit evropiane të vitit, Z Mobile Prishtina, synon të arrijë fitoren e parë në nivelin ku po testohet për herë të parë.

Në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup në basketboll, Prishtina të mërkurën (sot) prej orës 19:00 e pret skuadrën hungareze Szolnoki Olaj, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ndërsa i takon xhiros së dytë të Grupit I.

Szolnoki vlerësohet të jetë më i fortë se Oliver Wuerzburg prej të cilit Prishtina pësoi në ndeshjen e parë, para një jave në Gjermani, me rezultatin 95:77. Szolnoki pësoi 74:70 nga Pinar Karsiyaka (Turqi).

Të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, te Prishtina parashikojnë ndeshje të vështirë, por shfaqin synimet për fitore. Mbyllja e vitit me fitore do të ishte me shumë peshë për skuadrën prishtinase.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme