Pronari i Olympiacosit diagnostifikohet me Coronavirus

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Vangelis Marinakis, pronari i klubeve të futbollit Olympiacos në Greqi dhe Nottingham Forest në Angli, ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se është testuar pozitiv me koronavirus, njoftojnë mediumet e huaja të martën, transmeton Koha.net.

“Virusi i fundit më ka ‘vizituar’ mua dhe ndjehem i obliguar të njoftoj publikun. Ndjehem mirë dhe kam marrë gjitha masat e nevojshme dhe kam ndjekur instruksionet e mjekëve. Rekomandojë gjithë bashkëqytetarët e mi të bëjnë të njëjtën gjë. I uroj të gjithëve rikuperim të shpejt”, ka shkruar Marinakis.

Të ngjashme