PSG e njofton Realin për shumën marramendëse që duhet ta paguajë për Neymarin

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 14:39 | Nga

Paris Saint-Germain e ka njoftuar Real Madridin për shumën që duhet ta paguajë për t’i siguruar shërbimet e Neymarit.

E përditshmja spanjolle “AS”, raporton se PSG-ja ia ka bërë të ditur Realit se duhet t’i paguajë plot 400 milionë euro nëse dëshiron ta transferojë superyllin brazilian, Neymar, transmeton Express.

AS pohon se babai i Neymarit është takuar me të dërguarit e Madridit për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të brazilianit.

Edhe pse presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelafi, ka thënë se nuk do ta shesë 26-vjeçarin, e përditshmja spanjolle sugjeron se Reali tashmë e di se çfarë duhet të bëjë për ta blerë ish-asin e Barcelonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme