PSG nuk ndalet, transferon edhe një yll

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 10:38 | Nga

Drejtuesit e Paris Saint-Germain po mendojnë që të sjellin ende yje në ekip.

Paris Saint-Germain ka goditur gjatë kësaj vere duke transferuar dy yje të mëdhenj: Neymarin dhe Kylian Mbappen.

Por, parisienët pritet të jenë aktiv edhe gjatë verës së ardhshme. Sipas El Mecurio, Paris Saint-Germain është gati të mposhtë Manchester City, në garën për Alexis Sanchezin.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shikohet si favorite për të marrë kartonin e kiliant verën e ardhshme, megjithatë klubi parizien nuk mendon të dorëzohet.

PSG mendon t’i ofrojë një pagë të majme Sanchez për ta bindur të transferohet në “Parc des Princes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme