Ramsey duhet të shpejtojë nëse do që të bashkohet me Juventusin

MOSCOW, RUSSIA - APRIL 12: Aaron Ramsey celebrates scoring the 2nd Arsenal goal during the UEFA Europa League quarter final leg two match between CSKA Moskva and Arsenal FC at on April 12, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)
Prishtinë | 30 Nën 2018 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Aaron Ramsey pritet që të largohet nga Arsenali me të skaduar kontrata e tij në verën e vitit tjetër.

Para kësaj ullesiani duhet të vendosë për destinacionin e radhës para se të vijë vera, shkruan Sun.

Ramey lidhet ngushtë me një kalim te Juventusi në Itali, por që nëse ai e dëshiron këtë thuhet se duhet të vendosë më shpejt.

Zonja e Vjetër poashtu e ka të kthyer kokën nga ylli i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot që shihet si opsion. Kjo është arsyeja që Ramsey duhet të përshpejtojë nëse do bashkimin me kampionin e Serie A.

Përveç Juves për Ramsey kanë shprehur interesim edhe Bayern Munich dhe Roma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme