Rashica me mesazh emocionues për bashkëlojtarët para ndeshjes Angli – Kosovë

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes në mes të Anglisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të Grupit A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

Milot Rashica u ka dhënë mbështetje bashkëlojtarëve te ‘Dardanët’, pasi nuk mund të luajë në këtë përballje shkaku i lëndimit.

22-vjeçari ka shkruar një mesazh tejet emocionues në llogarinë e tij personale në Instagram, pak minuta pa nisur takimi.

“Një ëndërr që e ëndërron i vetëm mbetet një ëndërr, një ëndërr që ëndërroni së bashku është realitet”, ka shkruar Rashica në Instagram.

Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, të ndjekur nga Kosova me tetë, Republika Çeke me gjashtë dhe Mali i Zi e Bullgaria me dy sosh.

Milot Rashica u ka dhënë mbështetje bashkëlojtarëve te ‘Dardanët’, pasi nuk mund të luajë në këtë përballje shkaku i lëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme