Real Madrid feston titullin e kampionit (Video)

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 10:24 | Nga

Kampioni i sezonit 2016-2017 të ligës së parë të futbollit të Spanjës (La Liga), Real Madrid, e festoi së bashku me tifozët e tij në sheshin Cibeles, raporton Anadaolu Agency (AA). Në javën e fundit të La Ligës, pas fitores ndaj Mallaga-s me rezultatin 2-0, Real Madridi u shpall kampion i i Spanjës. Pas kësaj, skuadra e Real Madridit në ora 2:30 me avion u kthyen në Madrid.

Futbollistët dhe trajneri Zinedine Zidane fillimisht shkuan në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe më pas kaluan në sheshin Cibeles me një autobus të hapur lartë.

Futbollistët dhe trajneri Zidane këtu duke brohoritur “kampion, kampion, kampion” u takuan me rreth 30 mijë tifozë të cilët i prisnin ata me orë të tëra.

Gjatë ceremonisë festive në këtë shesh, një nga një u lexuan emrat e lojtarëve, të cilët u shoqëruan nga tifozët. Futbollistët e Real Madridit brohoritën ndaj futbollistit të klubit Barcelona, Gerard Pique si dhe ndaj klubit rival Atletico Madrid.

Futbollisti Cristiano Ronaldo në fjalën e tij drejtuar tifozëve, duke iu referuar ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin, tha se “Ne kemi kaluar një sezon të madh por ende na ka mbetur një finale më 3 qershor. Presim mbështetjen tuaj”.

Në fund të ceremonisë, kapitenët e skuadrës Sergio Ramos dhe Marcelo si zakonisht, e vunë shallin dhe flamurin e klubit te statuja Cibeles.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme