Real Madrid merr vendim të papritur për portierin Navas

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 13:20 | Nga

Reali transferon një portier, por nuk e largon Navasin.

Florentino Perez nuk e mendon aspak largimin e Keylor Navas nga “Santiago Bernabeu”.

E ardhmja e kostarikanit është vendosur në dyshim, që kur madrilenët kanë shfaqur interes për Alisson të Romës, apo David de Gea të Manchester United.

Megjithatë numri një i klubit madrilen përgenjeshtroi këto zëra duke siguruar qëndrimin e Navas te “Los Blancos” edhe në të ardhmen.

31-vjeçari po luan sezonin e tij të katërt në “Bernabeu”, teksa është aktivizuar në 92 takime në La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme