Real Madrid me super ofertë për lojtarin e rivalit të betuar

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:17 | Nga

Shtypi spanjoll pohon se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është gati të ofrojë një shumë të madhe parash, në mënyrë që të sigurojë lojtarin e rivalit të tyre të betuar.

Sipas “Diario Gol”, thuhet se Perez dëshiron t’ia marrë para hundëve lojtarin që Barcelona thuhet se e ka gati ta nënshkruajë.

Fjala është për futbollistin francez të Atletico Madrid, Antoine Griezmann dhe “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë plotë 100 milionë euro për të.

Griezmann ka kohë që është përfolur për një kalim të tij gjatë verës në “Camp Nou”, por tani skuadra e tij Atletico Madrid, sipas raportimeve mund të jetë në dilemë, kur në tryezë ka shumën e saktë të klauzolës së francezit 27 vjeçar.

Në këtë mënyrë, nëse do të paguhej klauzola nga Real Madrid, rivali i tyre i betuar, që llogaritet edhe më i madh se ekipi katallan, ai i Atletico Madrid, do të ishte i pafuqishëm për të ndalur Griezmann, që së paku të diskutonte kushtet e kontratës së tij me “Los Blancos”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme