Real Madridi gati ofertën për Salah

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Te Real Madridi besojnë që mund të nënshkruajnë me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahun për një shumë afër 150 milionë eurove. 

Mediumet spanjolle shkruajnë se Gareth Bale do të largohet në verë dhe klubi është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësues.

I preferuari i Zinedine Zidanes mbetet Kylian Mbappe, por çmimi i tij është shumë i lartë.

Mësohet se PSG nuk do të pranonte as të futej në negociata nën shumë e 300 milionë eurove.

Sipas mediumit spanjoll,  El Desmarque, tashëm mbretërit kanë kthyer kokën kah Mohamed Salah, si opsioni më i mundshëm.

Florentino Perez kishte tentuar të nënshkruajë me të edhe sezonin e kaluar.

Liverpooli do ta shiste Salahun nëse ofrohen 150 milionë euro.

Lojtari ka vetëm edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin dhe kjo mund t’ia lehtësonte bisedimet Real Madridit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme