Real Madridi prek trofeun e La Ligas

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 23:06 | Nga

Real Madridi mposhti Celta Vigon me rezultat 4:1.

Në një ndeshje të tensionuar përgjatë 90 minutave, në fund ishte Reali që fitoi pikët e plota në këtë takim.

Golat për Realin u shënuan nga Ronaldo 10′ dhe 48′, Benzema 70′ dhe Kroos 88′, ndërsa për vendasit golin e vetëm e shënoi Giudetti në minutën e 69-të.

Tani, “Los Blancos” i prin La Ligas me 90 pikë, tri më shumë se Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme