Reali eliminon PSG-në, e mund edhe në Paris

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 23:56 | Nga

Pas fitores në ndeshjen e parë, 3:1, Reali fitoi edhe në sfidën e kthimit, 2:1.

Real Madridi ka eliminuar PSG-në nga Liga e Kampionëve.

Skuadra madriliene është kualifikuar në çerekfinale.

Pas fitores në ndeshjen e parë, 3:1, Reali fitoi edhe në sfidën e kthimit, 2:1.

Golat për ekipin spanjoll i realizuan Cristiano Ronaldo dhe Casemiro.

Ndërkohë, për PSG-në shënoi Edinson Cavani.

Një dëshpërim i madh ky për ekipin nga kryeqyteti francez, që përkundër mega-shpenzimeve, vazhdon të dështojë në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme