Reali nuk ka nevojë për lojtarë të rinj

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 11:40 | Nga

Real Madridi nuk do të transferojë lojtarë të rinj para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Marca shkruan se kampionët e Spanjës dhe të Evropës kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Theo Hernandez më herët gjatë verës, por nuk do të ketë transferime të reja para 31 gushtit.

Figura të larta në Bernabeu dhe Zinedine Zidane janë të bindur se nuk ka nevojë për të shtuar lojtarë të rinj në skuadër.

Real Madridi lëshoi pikë së fundmi ndaj Valencias në shtëpi në një barazim 2-2.

Për dallim nga Reali, Barcelona mbetet shumë e zënë në afatin kalimtar në tentim për të mbushur boshllëqet në skuadër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme