Realit e Barçës mund t’ju shtohet një konkurrent i fortë, Abramovich synon ta blejë klubin spanjoll

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Roman Abramovich është vënë në kërkim të blerjes së një klubi të ri evropian pasi e vuri në shitje Chelsean.

Pronari aktual i klubit spanjoll, Peter Lim nuk është i dashur në qytet, prandaj dhe po mendon ta shesë atë.

E për ta konfirmuar interesimin e miliarderit rus për blerjen e Valencias është përkujdesur ish-zëvendës presidenti i klubit, Miguel Sorio, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe ky i fundit, përmes një komunikate e ka njoftuar shtypin iberik se përpos tij, edhe afaristi rus është i interesuar për ta blerë klubin spanjoll dhe për ta bërë konkurrent me Barcelonën dhe Real Madridin.

Bëhet fjalë për klubin e dytë, pas Goztepes në Turqi, të cilin kërkon ta blejë Abramovich, i cili u detyrua ta shesë Chelsean pas sanksioneve që e goditën pas sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Në rastin e parë, lajmi është përgënjeshtruar, ndërsa në këtë rast nuk ka konfirmime, përpos atyre të Sorios.

Abramovich e kishte marrë Chelsean në dorë më shumë se një dekadë më parë duke e bërë atë njërin prej klubeve më të forta në Evropë.

Të ngjashme