Rey Manaj me het-trik në fitoren e Barcelonës

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka mposhtur 4-0 skuadrën e Gimnasticës në miqësoren e parë para startit të sezonit 2021/22.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj.

Ai ka shënuar tre gola, u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Manaj shënoi për 1-0 në min e 64′, për 3-0 dhe 4-0 në minutat 86’ dhe 90’, të fundit nga penalltia.

Me këtë he-trik, ai i dha sinjale Ronald Koemanit që mund të ndihmojë shumë më shumë Barcelonën.

Golin tjetër e shënoi mesfushori 22-vjeçar spanjoll, Alex Collado.

Të ngjashme