Ronaldo akoma i uritur për suksese: Nuk mund të ndalem së kërkuari më shumë

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është zotuar që të vë rekorde të tjera në të ardhmen duke thënë se do të arrijë gjithnjë e më shumë.

Superylli i Juventusit i heshti kritikët me het-trikun e shënuar në fitoren prej 3-1 ndaj Cagliarit dhe kështu theu rekordin e Peles.

Portugezi festoi me një publikim në Instagram duke treguar arsyet pse nuk kishte reaguar deri më tani lidhur me këtë rekord, ndërsa legjenda braziliane e uroi për suksesin e arritur.

Pele e pranon se Ronaldo ia ka thyer rekordin: Pendimi im i vetëm është që nuk munda të të përqafoj sot

Ndërsa të hënën, 36-vjeçari ka bërë një tjetër postim duke premtuar suksese të tjera.

“Ka edhe shumëçka për të arritur dhe besoj se mund t’ia dalim bashkë. Golat janë një pjesë thelbësore e asaj që jam. Nuk mund të ndalem së kërkuari më shumë, duke shikuar përpara për një rekord tjetër”.

“Gjithmonë dua shumë e më shumë dhe mendoj se për këtë njerëzit thonë se kam shumë energji dhe nuk ndalem kurrë. Ndoshta është e vërtetë, por kjo është gjëja kryesore që më mban gjallë”, ka shkruar Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme