Ronaldo angazhon truprojë interesant për Botëror

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 16:31 | Nga

Cristiano Ronaldo duke u cilësuar si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dhe njëri nga yjet më të mëdhenj të këtij sporti, atëherë edhe lëvizjet e tij përcillen qoftë nga mediet apo edhe adhuruesit.

Megjithatë, marrë parasysh se kishte pasur edhe kërcënime drejt futbollistëve si Ronaldo e Messi nga ISIS, lidhur me Kupën e Botës në Rusi, atëherë portugezi nuk ka rrezikuar dhe ka angazhuar një bodygard me profesion mjaft interesant.

Bëhet fjalë për njërin prej luftëtarëve më të mirë me dema në botë, matadorin Nuno Marecos, i cili punën e tij ditore e ka përballjen me dema që peshojnë deri në gjysmë ton.

Në fakt Nuno Marecos, ishte angazhuar si personi më i afërt i sigurisë së Ronaldos edhe në finalen e Champions League në Kiev të Ukrainës, kurse së fundmi kontrata i është vazhduar edhe për Kupën e Botës.

Nuno është po ashtu ka qenë një ish-ushtar parashutist dhe luftëtar i MMA dhe nga futbollisti portugez është parë si personi i duhur për ta mbrojtur atë gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, pas kërcënimeve për heqje koke nga ISIS, që u drejtuan për Ronaldos e Messin.

“Ronaldo shikon shumë luftëra të demave dhe e ka zgjedhur personalisht Nunon, pasi e llogarit atë si njërin prej personave më të fuqishëm dhe të guximshëm që ka parë ndonjëherë”, deklaroi një burim pranë Cristiano Ronaldos.

I njëjti burim sqaroi se Nuno Marecos, kishte qenë në çdo moment prapa Ronaldos në finalen e Champions në Kiev dhe portugezi ka ngelur i kënaqur me shërbimet e tij dhe mënyrën e punës që praktikon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme