Ronaldo fiton çmimin Lojtari i Vitit

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 22:59 | Nga

Ylli i Real Madridid, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” nga FIFA.

Portugezi e fiton këtë çmim për herë të dytë radhazi dhe të pestin në përgjithësi, duke barazuar kështu rivalin e tij kryesor, Lionel Messi.

“Faleminderit shumë, të gjithë ju që votuat për mua. Tifozët e Realit, bashkëlojtarët e mi, trajnerin tim, presidentin tim, duhet t’i falenderoj ata. Jemi në Angli për herë të parëdhe e fitoj për herë të dytë radhazi këtë çmim. Ky është një moment i madh për mua. E di që kam tifozë anë e mbanë botës, kështu që faleminderit për mbështetjen. Është ndjenjë e mirë të jesh i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj dhe jam shumë i lumtur djem”, deklaroi Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme