Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Antetokounmpos: Nga shitës në rrugë në kampion i NBA-së

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Giannis Antetokounmpos është kampion i NBA-së dhe rrugëtimi i tij mund të jetë më epiku në historinë e basketbollit. I lindur në Greqi nga prindër nigerianë në vitin 1994, ai punoi si shitës nëpër rrugë për t’i ndihmuar familjes me të holla për t’i dalë në fund muajit.

Tani, ai e ka fituar trofeun MVP (për lojtarin më të mirë) në finalet e NBA-së, duke u bërë lojtari i parë që prej Bob Pettit para 60 vjetëve, që i shënon 50 pikë brenda një ndeshjeje finale në NBA.

Ai ka folur në hollësi për vështirësitë jetësore me të cilat ai dhe familja e tij ishin përballur në Greqi. Ai dhe vëllezërit e tij, Francis, Thanasis, Kostas dhe Alex kishin shitur xhingërrima në rrugë për ta ndihmuar familjen.

Në vitin 2007, ai nisi të luajë basketboll dhe ra në sytë e skautëve me paraqitjet e tij në Zografou Indoor Hall në Athinë. Njëri prej atyre që e vërejti talentin e tij ishte Willy Villar, drejtori sportiv i Real Zaragoza. Prandaj, në vitin 2012, Antetokounmpo nënshkroi marrëveshje katërvjeçare me ekipin spanjoll.

Mbërritja e Antetokounmpos në NBA

Antetokounmpo i përmirësua shumë shpejt dhe u fut në draftin e NBA-së. Përfundimisht, ai u zgjodh si i 15-të në draft nga Milwaukee Bucks. Fillimisht Bucks mendoi ta huazonte atë në Zaragoza, por ndërroi mendje dhe e bëri atë njërin prej lojtarëve më të rinj në historinë e NBA-së si 18 vjeç.

Pas një sezoni të mirë si i ri, ai u përmirësua e u përmirësua. Në vitin 2017, Antetokounmpo e fitoi çmimin për lojtarin më të përmirësuar në ligë. Ai fitoi çmimet MVP në vitet 2019 dhe 2020, si dhe çmimin për lojtarin më të mirë mbrojtës në vitin 2020.

Tani, në vitin e tetë në ligën më të fortë në botë, ai e fitoi titullin e kampion në NBA dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjeve finale.

Racizmi dhe diskriminimi i dolën Antetokounmpos në rrugë drejt arritjes së majave

Nuk ka qenë aspak e lehtë për Antetokounmpo, aq më pak për shkak se statusi i emigrantit i prindërve të tij bëri që atij të mos i jepej nënshtetësia greke deri në vitin 2013.

Nikolaos Michaloliakos, lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, Golden Daën, doli publikisht kundër dhënies së nënshtetësisë për Antetokounmpo, duke thënë publikisht: “Nëse ia jep një shimpanze në kopsht zoologjik një banane dhe një flamur, a është grek ai?”

 Antetokounmpo i tejkaloi pengesat e mëdha që ishin vendosur në rrugëtimin e tij.

“Unë i përfaqësojë të dy vendet e mia, Nigerinë dhe Greqinë, dhe shumë fëmijë nga atje”, ka thënë Antetokounmpo pas triumfit në finale të NBA të martën mbrëma. 

Të ngjashme