Salah Plani B i PSG-së nëse Mbappe zgjedh Realin

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Të qëndrojë në Paris Saint Germain apo të transferohet në Real Madrid? Këtë zgjedhje të vështirë do të bëjë një ditë patjetër Kylian Mbappe.

PSG-ja s’dëshiron që t’i lë asgjë rastësisë dhe tashmë ka gjetur zëvendësuesin e mundshëm të Mbappes.

Nëse Mbappe refuzon ofertën e çmendur të PSG-së për të rinovuar kontratën, Parisi e ka Plan B Mohamed Salahun e Liverpoolit, sipas ESPN.

Mbappe do të vendosë së shpejti dhe nga ai varet edhe fati i Salah, që nuk është ai i dikurshmi te Liverpooli dhe do të dëshironte aventura të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme